Tre banesa në qytetin e Beratit në lagjen Muzakaj janë përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën babë e bir, Xhovan dhe Mateo Vangjeli, 61 dhe 36-vjeç të cilët ndodheshin në njërën prej shtëpive.
Në njërën prej shtëpive mësohet kanë qenë babai, invalid dhe i biri, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë flakëve.
Shtëpia e dy viktimave ndodhej në kushte të vështira, ndërsa në momentin e flakëve dyshohet se ka rënë tavani, duke i zënë poshtë babë e bir.
Familjarët sakaq hedhin dyshime se në banesë ka qenë edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë.
“Mendojmë se janë tre persona, por se sa është e vërteta nuk e di. Këtu gjetëm vetëm flakë”, thonë fqinjët.
Gjithashtu ai u shpreh se nuk dihet se nga kush mund të jetë shkaktuar zjarri, por dyshohet nga një rezistencë të cilën e përdornin për të gatuar.
“Kishin një rezistencë që gatuanin”
Ndërsa kunata tregon se pasi e kanë lajmëruar që ka rënë zjarri kanë marrë menjëherë zjarrfikëset në telefon dhe janë nisur drejt banesës.
“Na morën në orën 12 të natës dhe na thanë që ka rënë zjarr tek Xhovani. Morëm zjarrfikësen direkt në telefon. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit”, ka thënë ajo.
Policia dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e banesave, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit./Klan News/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...