Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër në Shqipëri

23:59 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojë territorin Shqiptar ditën e nesërme, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Por në zonat malore do të ketë vranësira të lehta. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesdite duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 40°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme