Google ADS

Diell dhe temperatura të larta në mesditë, parashikimi i motit për sot

07:45 | 16 Shtator 2021
V. S.

Orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë kalime vranësirash të lehta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë shqipërinë edhe pse nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së premtes.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme