Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

08:41 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët.

Në zonat malore nuk përjashtohen reshjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 29ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme