Të izoluar prej ditësh nga bora dhe në pamundësi komunikimi me pjesën tjetër të vendit, banorët e fshatit Shumbat në Dibër janë organizuar për të hapur vetë rrugën për të mundësuar transportin me furgon për në spital të 4 të sëmurëve në fshat, për të cilët mungonte mjekimi.
Banorët tregojnë se fadroma ka hyrë disa dhjetra metra duke mos e hapur plotësisht rrugën dhe është kthyer. Por, vetë ata kanë mundur të hapin 3 km rrugë deri në segmentin kryesor.
“Rruga nuk është hapur. Jemi organizuar vetë me hap rrugën e fshatit. Shteti ka ardh ka sjellë një fadromë, fadroma erdhi sa shkeli dhe i quan rrugët të hapura.”- pohoi një banor i fshatit.
“Me krahë kemi që në orën 8 që po shtyjmë një furgon, që ta kemi për emergjencë sepse kemi 4 të sëmurë në gjendje kritike në fshat.”-tha një tjetër banor.
Situata është e njëjtë edhe në fshatrat e tjerë të njësisë Sllovë, ku edhe në Dipjakë banorët kishin dalë ta hapnin vetë rrugën.
Në Dibër, pjesa më e madhe e fshatrave të thella janë të izoluara dhe nuk kanë rrugë për automjete që të lidhen me qytetin e Peshkopisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...