I gjithë territori i Qarkut Dibër vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet dhe në raste shoqëruar me erë të fortë.
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa në rrugën e Arbërit ka patur rënie gurësh e inertesh, por pa bllokuar rrugën në qarkullim.
Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët rurale janë të kalueshme.
Nga bashkitë:
Bashkia Dibër, ka patur disa probleme në infrastruktur kryesisht;
Nga dalja nga shtrati i përroit të Gjelagjoshtit në fshatin Kishacec të Nj.Kastriot, janë rrezikuar të përmbyten 4 banesa por po punohet me mjete për të evituar përmbytjen. Në fshatin Qafë Murrë të Nj.Selisht është dëmtuar rruga që lidhën fshatin me qendrën administrative. Në fshatin Vranjt nga rrëshqitje toke, është dëmtuar gabina elektrike. Në fshatin Kraj Lurë të nj.Lurë rruga që kalon Lurë- Rrëshen e bllokuar nga grumbullim madhësi uji.
Bashkia Bulqizë
Në fshatin Lejçan të Nj.Ostren nga rrëshqitje një pllake toke janë rrezikuar të shemben dy banesa, qytetarët janë evokuar në banesa tjera.
Bashkia Mat:
Në fshatin Stojan të nj.Ulëz, ka patur shembje të një segmenti rruge e gurësh duke rrezikuar izolimin e disa banorëve. Në fshatin Shoshaj nga rrëshqitje toke është rrezikuar të shembet një banesë.
Nga qeverisja vendoje ka angazhim të vazhdueshëm me mjete e forca për të mbajtur funksionalë çdo problem të ekspozuar nga rreshjet./tvklan.al
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...