Problemi i mbeturinave inerte në qytetin e Dibrës është një problem shqetësues . Aktualisht mbeturinat e ngurta vazhdojnë të hidhen në deponinë e qytetit, por edhe në shumë lokacione në periferi të tij. Ekologët me të drejtë thonë se për çdo ditë bëhet një ndotje e ambientit jetësor me pasoja të rënda, shkruan gazeta KOHA. Në deponinë e qytetit edhe me dije të kompetentëve bëhet hedhja e mbeturinave të ngurta të disa kompanive, gjë që dukshëm irriton shoqatat ekologjike.
Për problemin në fjalë u debatua edhe në Këshillin e Komunës Dibër. Këshilltarët nga përfaqësuesit të Ndërmarrjes komunale publike “Standardi” kërkuan që të ndalohet tërësisht hedhja e mbeturinave inerte në deponinë e qytetit dhe kërkuan të ndërmerren aktivitete dhe masa për të krijuar një deponi për mbeturina të ngurta. Është ky një problem shumë serioz, i cili kërkon zgjidhje, u theksua në seancën e Këshillit të Komunës. Përfaqësuesi i Ndërmarrjes “Standardi”, e cila menaxhon me mbeturinat, Omer Cami, pranon se nuk duhet të hidhen mbeturinat inerte në deponinë e qytetit, por sqaruan se nuk ka mjete për ndërtimin të një deponie vetëm për mbeturina të ngurta.
Mbeturinat e ngurta sot mund t’i gjesh me shumicë edhe në deponinë e qytetit, por edhe në shumë pjesë të tjera të komunës, siç janë bregu i Liqenit të Dibrës, vendet turistike, por edhe në afërsi të lumenjve dhe përroskave të komunës, siç janë Radika, Drini i Zi etj. Bashkim Mashkulli, kryetar i Këshillit të Komunës, thotë se këshilltarët me të drejtë debatuan rreth këtij problemi, i cili me të vërtetë është shqetësues. Persona dhe firma të pandërgjegjshëm ndotin komunën me mbeturinat inerte, sepse askush nuk ua tërheq vërejtjen, as nga institucionet kompetente, pasi rrallë ndodhë që ndokush nga kjo kategori të paditet për këtë çështje.
Nga ana tjetër, sidomos gjatë pranverës dhe verës, kur dukshëm shtohet puna e investitorëve në lëmin e ndërtimit, derdhja e mbeturinave të ngurta është prezent në shumë lokacione. Sasi të mëdha të mbeturinave inerte mund të shihen këto ditë edhe në afërsi të rrugëve rajonale dhe lokale, jo vetëm në afërsi të qytetit, por edhe në afërsi të vendbanimeve rurale.
Këshilltarët kërkuan masa urgjente për ndërtimin e një deponie. Në seancën e Këshillit u ngrit edhe çështja e riciklimit të mbeturinave dhe u propozua që Ndërmarrja “Standardi” të fillojë me riciklimin e mbeturinave në një lagje të Dibrës, si pilot projekt. Por, kur behet fjalë për problemin e mjedisit jetësor, duhet theksuar edhe faktin se qyteti nuk posedon as deponi për mbeturinat mjekësore, të cilët nga institucionet shëndetësore mbarojnë në deponinë e qytetit. Duke mare parasysh se çdo mbeturinë përfundon në deponinë e qytetit, atëherë është shumë e qartë se depozitë e tilla shndërrohen edhe në vatër të sëmundje në ndryshme./Arbresh.info/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...