E vlerësojmë situatën epidemiologjike me Covid-19 si alarmante sepse kemi një numër të madh të infektuarve, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve, pritet që të ketë edhe të tjerë, tha në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
“Sipas vlerësimeve të autoriteteve, pritet të ketë të tjerë. Që nga data pesë i këtij muaji deri dje janë regjistruar 12 të infektuar rishtas. Personi i parë i infektuar tashmë është shëruar, një tjetër po mjekohet në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ndërsa 10 po mjekohen shtëpi. Tetëdhjetë persona janë në izolim”, tha Duka.
Ajo që është veçanërisht shqetësuese, shtoi ai, është fakti që të infektuarit janë të rinj midis moshës 20 dhe 30 vjeç.
Ai theksoi se priten rezultatet e 40 mostrave të marra, si dhe për një punonjës nga kopshti, ku nga 69 mostra të marrë, 68 janë negativ.
“Sipas vlerësimit tonë, rritja e numrit të të infektuarve është për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, mosrespektimi i protokolleve të punës, veçanërisht në kafene dhe restorante, lëvizja në markete dhe institucione të tjera, veçanërisht në bankat, zyrat postare dhe grupime të mëdha të qytetarëve. Nëse nuk respektohen rekomandimet për mbrojtje, atëherë presim një numër të shtuar të të infektuarve të rinj”, tha Duka.
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...