Partia Socialiste në Shqipëri ka “ndezur motorët” për fushatën e zgjedhjeve 2025.
Këtë pasdite kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishin në Vorë, në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Si drejtuese politike e qarkut të Tiranës, Elisa Spiropali tha se nuk ka asnjë parti tjetër përveçse PS që t’u ngjallë besim shqiptarëve për ta votuar dhe besuar rrugëtimin e vendit.
“Shqipëria sot nuk ka krahasim me atë që ishte dje, kjo dhe për faktin e punëve që kemi bërë por edhe sepse shoqëria ka ecur. Ka shumë punë të tjera, por ashtu si i bën PS punët nuk mund t’i bëjë asnjë forcë tjetër politike. Ne Shqipërisë i kemi ngritur kokën, dhe duam që ta çojmë në BE brenda 2030. Duhet të vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe PS që të bëjmë dhe ato që na kanë mbetur pa bërë. Pensionistët duhet të marrin një pension të denjë. Diaspora do të na përgjigjet pozitivisht për atë që kemi bërë dhe do të bëjmë në të ardhmen”, tha ajo./tch
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion