Ndërmjetësimi i kryeministrit Edi Rama në dialogun Turqi-Greqi ka bërë që edhe prestigjozja gjermane “Bild” ti dedikojë një artikull.
Sipas medias në fjalë, ka qenë vetë kancelarja gjermane Angela Merkel e ka inkurajuar personalisht kryeministrin Rama që të përpiqet të mbledhë krerët e Ankarasë dhe Athinës në një tryezë.
Gazeta gjermane e konsideron kreun e qeverisë shqiptare si “ndërtuesi i urës” midis dy vendeve, ndërsa artikulli vjen pas pak ditë më parë Rama zhvilloi një vizitë në Ankara ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në seksionin “Fituesi dhe humbësi i javës”, gazeta gjermane fitues shpall Ramën, ndërsa humbës kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, të cilit duket se po i rrëshket qeveria nga duart./oranews/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para