Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi gjatë Forumit Ekonomik që u mbajt në Delphi të Greqisë.
Rama thotë se me mbylljen e dialogut mes dy vendeve mbyllet edhe një kapitull i kapitujve të përgjakshëm. Por, ai shtoi se në këtë pikë ku janë raportet mes dy vende janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë.
“Dialogu Kosovë-Serbi është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë-një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht. Pra, janë marrëdhënie shumë të mira krahasimisht sa që kanë qenë këto marrëdhënie më përpara”, tha Rama.
Megjithatë, kryeministri shqiptar thotë se ka ende shumë për të bërë për të ndryshuar këtë marrëdhënie.
Rama ka folur edhe për ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku veçoi Kosovën dhe Shqipërinë se këto shtete janë të pandikuara nga Rusia./euronews
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...