Ministri i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë Luigi Di Maio ndodhet sot në një vizitë në Shqipëri.
Në një tryezë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë, Di Maio tha se korrupsioni i lidhur me pastrimin e parave është një pengesë për zhvillimin e vendit.
“Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës, tha ai, citon gazeta “Panorama“.
Di Maio shtoi se kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative për luftimin r korrupsionit, gjë që përbën rrezik shtesë.
“Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave”, tha Di Maio.
“Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”, vijoi ai.
Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio do të takohet në Tiranë me udhëheqësit e institucioneve kryesore të Shqipërisë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...