Problemet e të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike i kanë shtrirë pasojat jo vetëm nga ana financiare tek familjet e tyre, por janë bërë shkak edhe për dhunë e kërcënime të ashpra ndaj prindërve.
Varësia ndaj drogës dhe pamundësia financiare për ta blerë atë ka shtyrë një të ri deri në pikën ku ka kërcënuar me thikë të atin, që nuk pranon t’i jepte lekë, shkruan TCH, transmeton arbresh.info
Megjithëse me prindër invalidë dhe me të ardhura mujore vetëm 20 mije lekë, i riu i ofendonte dhe i kërcënonte çdo ditë prindërit për t’i marrë lekët, derisa i ati, i frikësuar nga veprimet dhe kërcënimet e tij, e denoncoi në polici.
“Dhe këto fjalë i shoqëronte me veprime duke më drejtuar thikën. Në një moment ndërhyri bashkëshortja ime dhe nuk lejoi që ai të më godiste. Unë dola menjëherë jashtë dhe lajmërova policinë, ndërsa ai u largua me vrap nga shtëpia. Unë kërkoj që çështja të ndiqet në rrugë ligjore pasi djali është shumë i dhunshëm dhe ndihem i frikësuar”, ka rrëfyer babai.
Me gjithë pendimin e treguar në sallën e gjyqit, gjykata vendosi ta shpallë fajtor të riun, duke e dënuar me 6 muaj burgim, pasi sipas gjykatës, vepra ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe përhapje të gjerë në shoqëri.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...