Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 35 vjeçar, ndërsa ai ishte duke rrahur të dashurën e tij në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Gabicce, ku një polic, i cili për momentin nuk ishte në shërbim, vuri re se një burrë po dhunonte një grua në mes të rrugës.
U deshën edhe përforcime që të ndalej shqiptari, i cili u përpoq që t’u largohej nga duart efektivëve, sepse donte me ngulm të vazhdonte dhunën mbi të fejuarën e tij.
Shqiptari u dërgua në rajonin e Policisë, nën akuzën e rrahjes së të dashurës në publik dhe rezistencës ndaj Policisë. Ndërsa nga ana tjetër vajza u dërgua në Urgjencë ku dhe iu dha ndihma e parë pasi kishte marrë lëndime të shumta nga i dashuri.
Të hënën përpara gjykatës gruaja ka befasuar me sjelljen e saj, pasi në vend që të ngrinte padi, e ka përqafuar dhe falur shqiptarin.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist