Një 48 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Kamzës pasi akuzohet se ka ushtruar ushtruar dhunë ndaj dy të miturve.
Përmes një video të publikuar në media e cila dyshohet se është realizuar katër vite më parë shtetasi me iniciale P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë ka keqtrajtuar dy nxënës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...