Dhunohen varret e Haklajve në Tropojë, avokati i familjes: As kafsha nuk e bën një gjë të tillë

13:32 | 28 Prill 2023
L G

Avokati i Aishe Haklaj, Idajet Beqiri, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me thirrjen e Aishes në Prokurorinë e Posaçme.

Avokati zbuloi se Haklaj do të merret në pyetje, për padinë që ka bërë në Prokurorinë e Posaçme SPAK për Sali Berishën, ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj.

Gjithashtu avokati u ndal dhe te një ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, ku varret e vëllezërve Haklaj në Tropojë u dëmtuan sërish. Ai nënvizoi se as kafshët nuk e bëjnë një gjë të tillë sa të dëmtojnë varret e të vdekurve.

“Problemi është që varret e tyre gjithmonë janë dhunuar, për një kohë të gjatë dhe dhunimet kanë qenë të rënda shumë. Ndaj dhe familjarët nuk i prekën, i lanë të dëmtuar, pasi vetë plaku i Haklajve ua preu familjarëve që të mos i rregullojnë deri sa t’u dalë dufi këtyre njerëzve që s’kanë as moral, as tradita dhe as zakone, që e çojnë në ekstrem hakmarrjen e tyre primitive. Nuk mund të shkosh t’i prekësh varrin, edhe kafsha nuk e bën një gjë të tillë. Por me të tillë kategorie njerëzish kemi të bëjmë. Pasi kaloi një kohë e gjatë vetë Aishja i tha të atit se “do t’i rregulloj pasi jam e bindur që i ka rëndë dalldia kiminelëve që nuk njohin as moral, as zakone, as fe”. I rregulloi prapë por ata i dëmtuan sërish”, tha Beqiri.

Të ngjashme