Një natë më parë emisioni Fiks Fare transmetoi rastin e çiftit Shuli nga Poshnja e Beratit që ishin bërë tmerr i fshatit. Ata shanin, fyenin, kërcënonin dhe dhunonin gjithë banorët e lagjes.
Më i rëndë ishte fakti se ata dhunonin 78 vjeçaren që ishte nëna e djalit. Madje ajo që u transmetua në Fiks Fare me audio ishte kërcënimi që nusja i bënte vjehrrës se do e helmonte dhe mësonte fëmijët e saj sesi ta godisnin me gur gjyshen dhe t’i çanin kokën.
Pas transmetimit të këtij skandali kanë reaguar institucionet shtetërore ku policia ka referuar çështjen në gjykatë. Menjëherë gjykata ka nxjerr urdhër mbrojtje për të moshuarën që do të zgjasë deri në 12 nëntor .Në këtë urdhër pavarësisht se thuhet që nusja dhe djali nuk duhet t’i afrohen të moshuarës ta fyejnë apo kërcënojnë ,nuk përcaktohet largësia. Pra edhe pse me urdhër mbrojtje , sërish e dhunuara dhe dhunuesit jetojnë në të njëjtën çati!
Gjithashtu sot ndërhyri edhe Bashkia Dimal duke marrë vendim për të zgjidhur hallin e 78 vjeçares së dhunuar. Gazetarët e Fiksit bashkë me përgjegjësen e shërbimit social znj Nerita Heqimi, shkuan sërish në Poshnje në shtëpinë ku jeton e moshuara.
Punonjësja tha se është marrë vendimi që bashkia do të paguajë 100 përqind qiranë e banesës për djalin , nusen dhe fëmijët bashkë me debinë që kanë në ujësjellës, në mënyrë që të mos jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ajo u zotua para kamerave se sapo të gjejnë shtëpinë do i nxjerrin jashtë menjëherë. Më në fund 78 vjeçarja shfaqet e lumtur, që ditët e mbetura të jetës së saj do i kalojë në qetësi./tch/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit