Google ADS

Dhunë, vjedhje dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur: 12 të arrestuar në Tiranë

17:58 | 2 Mars 2023
K.B

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 shtetas për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga drejtimi i automjetit pa leje drejtimi, drejtim automjetit nën efektin e alkoolit, aksident me vdekje, vjedhje e dhunë në familje.

Të arrestuarit janë nga mosha 20 vjeç, deri në moshën 57-vjeçare.

Ndërkohë në Komisariatin NR.1 një e moshuar nga shkuar dhe ka kallëzuar se persona të paidentifikuar kanë helmuar qentë për të cilët ajo kujdeset.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen më pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materile.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– P. Xh., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, nipin e tij;

– D. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa pajisje që janë pjesë e rrjetit elektrik, në rrugën “George W. Bush”;

– S. F., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën një shufër metalike si ato të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– F. Th., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga;

– Y. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga;

– S. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– B. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– R. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– E. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen E. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë helmuar qentë për të cilët ajo kujdeset. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme