Dhunë në protestë? PD i përgjigjet policisë: Dezinformim

13:56 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi doli publikisht për të dënuar, siç tha deklaratën e policisë që la të nënkuptohet se në protestën e opozitës mund të ketë akte dhune.

Sipas Bardhit, protesta do të jetë paqësore, prandaj edhe qytetarët duhet të bëhen pjesë e saj.

“Dënojmë deklaratën e policisë së Shtetit se në protestë do të ketë dhunë. Ajo dezinformon dhe mashtron opinionin publik. Dhuna nuk është kurrë qëllimi dhe mjeti i PD. Deklaratat synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët. Ne i kemi thirrur kundër dhunës qytetarët dhe jemi të angazhuar për protestë paqësore. PD ka refuzuar dhe refuzon dhunën e bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet”,- tha Bardhi./BW

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme