Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Tiranës e dënoi me 3 vite burg për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim të pronës”.
Ndërsa dy të rinj të moshës 29-vjeçare u arrestuan pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë. Në mjetin e tyre u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të vidhte një biçikletë. Policia njofton se ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë që po drejtonin automjetin në gjendje të dehur.
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim E. D., 35 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 20 vjeç, pasi në lagjen Sharrë, ka tentuar të vjedhë një biçikletë në ambientet e banesës së shtetasit A. Xh. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. Ll., 43 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë janë dëmtuar tre pasagjeret në mjet, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë. F. D., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Më datë 18.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. A., 27 vjeç, pasi në Laprakë, në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë në trup, kunatin e tij, shtetasin D. Z., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./TCH
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...