Dhunë ndaj grave, arrestohen tre persona në Tiranë

13:56 | 20 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Tre persona janë arrestuar nga policia, të akuzuar për dhunë.

Në pranga ra E. P., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij;

Po ashtu u arrestua edhe F. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin B. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme