Google ADS

Dhunë fizike ndaj nënës dhe bashkëjetueses, dy të arrestuar në Elbasan

11:01 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi një ka dhunuar nënën dhe tjetri ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen.

H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

Ndërsa B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme