Dhuna në familje, përveç rasteve të shumta që ka regjistruar, po shënon edhe forma të ndryshme të shfaqjes së saj.
Sikur të mos mjaftonin rastet kur burrat dhunojnë gratë, apo edhe anasjelltas, kohët e fundit janë shënuar edhe raste kur dhuna kryhet në mënyrë reciproke ndaj bashkëshortëve.
E tillë është historia e Saimir Ndroqit dhe bashkëshortes së tij nga Tirana, të cilët akuzuan njëri-tjetrin për dhunë në familje. Madje, ata i qëndruan fortë akuzave deri në gjykatë, e cila në të njëjtin proces i ka dënuar të dy bashkëshortët për dhunën e ushtruar ndaj njëri-tjetrit. Gjatë procesit ata e kanë justifikuar në këtë mënyrë dhunën.
“Ai nuk mund të flinte. Saimiri është ngritur dhe ka filluar të më godasë me grushte duke më dëmtuar në krahë dhe këmbën e majtë. Kam bërtitur për ndihmë dhe në dhomë ka hyrë nëna ime për të më ndihmuar”, ka thënë bashkëshortja.
“Bashkëshortja ishte shkaktare e grindjes pasi erdhi vonë në shtëpi dhe i kërkova llogari se ku kishte qenë. Ajo më kërkoi të dilja jashtë nga shtëpia. Ajo vinte era alkool dhe më ka çjerrë me thonj ditën e ngjarjes, ajo ka kohë që konsumon alkool dhe bëhet shumë agresive”, ka thënë Saimir Ndroqi.
Ndonëse të dy bashkëshortët shfaqën pendesë dhe normalizuan marrëdhënien e tyre gjatë procesit gjyqësor, gjykata ka nënvizuar si pozitë rënduese ndaj tyre, faktin që dhuna reciproke ishte kryer në sy të fëmijës katër vjeç. Për këtë arsye, bashkëshorti u dënua me dy vjet shërbim prove, ndërsa bashkëshortja me 100 orë punë në interes publik./
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...