Janë të paktën 6 efektivët e policisë të cilën kanë mbetur të lënduar këtë të martë në Tiranë. Rrugët e Tiranës duken mbrëmjen e kësaj të marte si “fushëbetejë”…
Përballë furisë së tifozëve holandezë dhe atyre romanë, efektivët e policisë së Tiranës, ato të forcave Shqiponja dhe Ndërhyrjes së Shpejtë u përpoqën të ndalonin përplasjen mes tifozerive, e në të njëjtën kohë të mbanin nën kontroll situatën. Por kjo nuk kaloi pa dëmtime tek vetë punonjësit e rendit.
Dhuna shpërtheu fillimisht pranë stadiumit Air Albania. Mbi 200 tifozë holandezë ishin nisur drejt kësaj zone për t’u përplasur me tifozët romanë.
Më pas, tek ura në zonën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, policia u përball me tifozët e Romës. Edhe aty pati dhunë.
Tek zona e 21 Dhjetorit, dhuna vijoi nga të dyja palët. Një grup me tifozë me shkopinj në duar, morën në këmbim të njëjtën gjë nga policia. Teksa largoheshin me vrap atyre iu hodh edhe gaz lotsjellës.
Shkopinj gurë, e sende të forta përdorën tifozët. Spray, ujë e gaz lotsjellës, e në raste më të vështira edhe shkopinjt e gomës, përdori policia.
Numri i tifozëve të shoqëruar deri më tani raportohet të jetë të paktën 13 persona.
Gjithçka u normalizua, të paktën për momentin, pasi tifozët problematikë u futën nëpër autobusë për t’i përcjellë në vendet ku do të qëndrojnë.
Ditën e nesërme zhvillohet finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyernood dhe në kryeqytet pritet të zbresin me mijëra tifozë të tjerë./tvklan.al
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...