Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku nga amabientet e Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK që të zbardhë “21 janarin”.
Në fjalën e tij Rama u ndal dhe te dhuna në parlament, ku u pyet nëse mund të ketë një negociatë me Sali Berishën për të normalizuar punimet e Kuvendit.
Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste nuk bashkëpunon me persona non-grata dhe se nuk mbetet gjë tjetër veçse drejtësia të merret me ata që pengojnë me forcë ushtrimin e detyrës së të tjerëve.
“Ne nuk negociojmë me non-gratën dhe me asnjë zëdhënës të non-gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe ata që për një hall personal me drejtësinë e re, kanë marrë përsipër të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit se ndezja e flakës në parlament merr dhenë nëpër botë, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç zhgaravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, por parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta.
Në kushtet kur rregullorja konsideron si masën më ekstreme të mundshme përjashtimin 10 ditë të një zjarrëvënësi, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse që drejtësia të bëjë drejtësi mbi atë që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve. Nuk ka asgjë për t’u negociuar pasi nuk është e vërtetë se një numër i caktuar firmëtarësh iu teket të ngrenë një komision hetimor. Është qartësisht e kornizuar në ligj, se po të ishte Kushtetuese çdo nismë për të ngritur një komision, Gjykata Kushtetuese nuk do të shpallte anti-kushtetuese komisione të caktuara, siç ka ndodhur”, tha Rama./euronews.al
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë