Partia Socialiste ka kërkuar që 7 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtohen nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të bllokimit që i bënë punimeve të parlamentit të hënën.
6 prej 7 emrave të deputetëve që kërkohen të përjashtohen, të cilët janë: Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, mëson Euronews.al.
Afati maksimal i përjashtimit të deputetëve është 10 ditë, por ende nuk është bërë me dije masa e kërkuar nga socialistët.
“Ende nuk është bërë e ditur shkresa zyrtare e PS ku kërkohet përjashtimi i deputetëve. Por e kemi mësuar se bëhet fjalë për deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja. Po ashtu ka dhe deputetët të tjerë si Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Nuk bëhet fjalë për kërkesë për përjashtimin e deputetit Berisha”, tha gazetarja e këtij mediumi.
Kujtojmë se gjatë seancës të së hënës pati dhe një konfrontim fizik mes deputetëve Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sinaj. Përplasja ndodhi në nisje të seancës plenare, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.
Teksa Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.
Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...