Në Tiranë, Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje” zhvilloi sot Konferencën Kombëtare mbi Çështjet Gjinore në Media.
Veprimtarët dhe opinioni publik janë të shqetësuar për dy vrasje të tjera të grave nga bashkëshortët e tyre javën e kaluar.
Dhuna fizike ndaj gruas është vetëm një prej padrejtësive më të rënda, që prekin gratë dhe vajzat, të cilat shpesh humbin jetën në këto situata, si dy zonjat që u vranë nga bashkëshortët javën që shkoi.
Përfaqësuesja e Rrjetit për Barazi në Vendimmarrje, Edlira Cepani, thotë se gratë e vajzat në Shqipëri vuajnë paragjykime dhe diskriminime shumë të mëdha.
Përpjekjet në këtë fushë nuk duhet t’i lihen vetëm shoqërisë civile, thotë ajo, por dhuna ndaj grave është shndërruar në një emergjencë kombëtare, ku duhet të ndërhyjnë autoritetet shtetërore.
“Një nga pankartat që unë marr gjithmonë në protesta është “Duam Mbrojtje dhe jo Fjalë”. Ne kemi një përmirësim të ndjeshëm në ligjet e kësaj fushe, por këto janë vetëm në letër. Sot ato duhen zbritur në terren me seriozitetin e duhur dhe me ndjesinë që është kjo është realisht një emergjencë kombëtare” – thotë zonja Çepani.
Edhe veprimtare e përfaqësuese të administratës shtetërore vlerësojnë se ligjet e miratuara janë me standarte që respektojnë liritë e të drejtat njerëzore, por ato nuk zbatohen sa duhet.
Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut të Korçës, Mimoza Shuli, thotë se aktualisht nevojiten ligje më të ashpra dhe zbatim më të fortë të ligjeve ndaj atyre që dhunojnë gratë.
“Edhe pse kemi vite që punojmë për barazinë gjinore, kundër dhunës gjinore në familje, aktet e dhunës sa vijnë e shtohen. Kjo ëhstë vërtet për të ardhur keq. Ka faktorë të ndryshëm për këtë, por mendoj se faktori kryesor është ai ekonomik. Ndoshta edhe papunësia. Ne po vazhdojmë përpjekjet në bashkëpunim mes shqërisë civile dhe institucioneve shtetërore për ta ndryshuar gjendjen” – u shpreh zonja Shuli.
Nga viti 2006 dhe 2008 Kuvendi ka miratuar ligjet për barazinë gjinore dhe ligjin kundër dhunës më bazë gjinore, ku parashikohet veprimi i njëkohshëm i një serie institucionesh për të frenuar këtë dhunë.
Analistja e medias dhe e çështjeve gjinore, Valbona Sulçe, thotë se mekanizmi është projektuar që të gjith institucionet të veprojnë njëherësh, por sapo njëri ndalon, atëherë dështojnë të gjithë së bashku.
“Policia, gjykata, bashkia, drejtoritë arsimore, drejtoritë e kujdesit shëndetëor, shoqëria civile dhe disa aktorë të tjerë të bashkëpunojnë në mënyrë që të parandalojnë dhunën në familje, sapo njëra nga këto hallka të këtij zinxhiri nuk funksionon, dhuna gjen terren dhe rishfaqet” – thotë zonja Sulçe.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...