Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford deklaroi se shqetësimi i kësaj dhome është niveli i taksave në Shqipëri.
Sipas Crawford, niveli i taksave në rajon dhe mundësia për investime është më e favorshme se në Shqipëri.
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë u shpreh se nëse niveli i taksave nuk është stabël, investitorët largohen pasi mbeten të pakënaqur.
“Ne kemi publikuar indeksin e Dhomës Amerikanë të Tregtisë dhe shqetësim mbetet niveli i taksës. Për ne të huajt është më e thjeshtë sepse ne nuk votojmë dhe nëse nuk jemi të kënaqur ne ikim. Ne po ndjekim me kujdes situatën dhe jemi duke krahasuar nivelin e taksave me rajonin. Unë kam pasur takim me përfaqësues në Shkup dhe ata janë më të stabilizuar në krahasim me Shqipërinë sa i përket nivelit të taksave. Nuk po krahasohemi me shtete të tjera si Norvegjia, etj.
Unë kam dëgjuar se nëse taksat janë stabël ne mund t’i përballojmë dhe nëse ka ndryshime edhe investitorët kanë probleme. Çdo muaj që ka një ndryshim dhe shtim taksash nuk është mirë. Taksat nuk duhet të ndryshojnë shpesh, por duhet të jenë stabël”- u shpreh kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në emisionin “Studio e Hapur”./lapsi/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të