Ministria e Mbrojtjes raportoi sikurse cdo ditë situatën e zjarreve ne vendin tonë. Problematikat më të mëdha janë në bashkinë Mirditë, konkretisht në fshatin Thirrë dhe Katund i Vjetër. Po kështu shqetësim ka për zjarrin në përroin e Vishnjes ndonëse për fat të mirë gjatë natës zjarri nuk ka avancuar.
Më poshtë një panorama e plotë sipas zonave përkatese sa i takon vatrave të zjarrit në vendin tonë.
Qarku Lezhë
1-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur. Nuk ka rrezik për banesat. Për shuarjen e zjarrit veç helikopterit holandez Chinook janë angazhuar trupat e FA dhe autoritetet lokale.
2-Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Situata është më e qetë sot. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës me nga helikopteri Cougar i Forcës sonë Ajrore, trupat e FA dhe 25 FA dhe autoritetet lokale.
3-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren. Zjarri vijon në një zonë të zhveshur pa bimësi.
4-Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar dhe në disa pika të saj ka tym. Situata po mbahet në monitorim nga forcat e pushtetit vendor.
Qarku Shkodër
5-Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë –Situata është nën kontroll dhe paraqitet e qetë, por në terren mbeten të angazhuar 25 trupa të FA, 8 nga shërbimi pyjor dhe 8 zjarrfikës.
6-Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet –Situata sot paraqitet më e qetë. Në terren po punohet nga 20 trupa të FA dhe 52 forca të bashkisë dhe shërbimit pyjor. Nga ana e fshatit Srriqë situata është pak më problematike, ku është planifikuar të ndërhyhet nga ajri.
7-Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Situata sot paraqitet e qetë, megjithatë vijon puna në terren nga FA dhe shërbimi pyjor lokal.
Qarku Kukës
8-Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Sot situata paraqitet më e qetë, megjithatë krahas ndërhyrjes së helikopterit holandez Chinook, vijon puna në terren nga FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësve të njësisë administrative.
9-Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, vijon të jetë aktive vatra, sot janë angazhuar 5 punonjës të AdZM Kukës dhe 10 forca të njësisë administrative Tërthorë.
Qarku Dibër
10-Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Pasditen e djeshme ka pasur një riaktivizim të vatrës dhe sot janë angazhuar zjarrfikësit e Dibrës, punonjësit e shërbimit pyjor dhe 10 vullnetarë. Nga ana tjetër në Baxhaj po punojnë punonjësit e bashkisë Klos, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Qarku Vlorë
11-Bashkia Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetem trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë dhe nuk lejon nderhyrjen nga toka. Sipërfaqja është me shqopë dhe koçimare. Situata po monitorohet nga zjarrfikësit lokalë.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po hetojnë raportet se vaksina COVID-19 e kompanisë Moderna mund të jetë e lidhur me një rrezik më të lartë të një gjendje të rrallë të zemrës tek të rinjtë.
Raporti citoi një burim që tha se ishte shumë herët që rregullatorët të arrinin në një përfundim dhe se puna shtesë ishte e nevojshme para se të bëhej ndonjë rekomandim.
Rregullatorët shëndetësorë në qershor i kishin shtuar literaturës që shoqëron vaksinat e ARN -së të prodhuara nga Moderna dhe Pfizer një paralajmërim në lidhje me rrezikun e rrallë të inflamacionit të zemrës që mund të ndodhte kryesisht tek meshkujt e rinj. Sidoqoftë, ata thanë se përfitimi i goditjeve në parandalimin e COVID-19 vijoi të tejkalojë rreziqet.
Mund të ketë një incidencë 2.5 herë më të lartë të miokarditit tek ata që marrin vaksinën Moderna në krahasim me vaksinën e Pfizer, thuhej në studimin e publikuar nga ËP.
Hetimi i përqendruar në të dhënat kanadeze sugjeron që rreziqet e miokarditit mund të jenë veçanërisht më të larta për meshkujt nën moshën 30 vjeç.
Moderna dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk iu përgjigjën kërkesës së agjensisë Reuters për të patur një koment mbi këto të dhëna.
Ndonëse gjatë natës, Himara u përfshi nga zjarret masive, duke rrezikuar edhe banesat, tashmë situata paraqitet më e qetë dhe normale.
Në një lidhje për “Neës24”, gazetari Enrik Mehmeti raportoi se rreth 30 forca zjarrfikëse kanë punuar në mënyrë intensive gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve, të cilat kanë qenë pranë disa objekteve.
Fatmirësisht, siç raporton gazetari Mehmeti për “BalkanËeb”, në orët e para të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll, ndonëse ka ende vatra disa aktive.
Gazetari Mehmeti tha se Bashkia e Himarës ka kontaktuar me strukturat e tjera, të cilat do të angazhohen, nëse situata do të agravojë. Ndërkohë, mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndaj dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç