Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka mbyllur vizitën e tij më Tiranë dhe është larguar drejt Rinasit, teksa automjeti me të cilin ai udhëton shoqërohet nga një eskortë e përbërë prej dhjetëra makinash dhe furgonësh të Policisë.
Blinken pritet të Shkojë në Gjermani, Mynih, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme lidhur me sigurinë.
Gjatë vizitës së tij, Blinken zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, krerët e institucioneve të drejtësisë, përfshi kreun e SPAK, Altin Dumanin, si dhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Po ashtu Blinken dha dhe një sërë mesazhesh të rëndësishme gjatë vizitës së tij, ku foli për Reformën në Drejtësi, tensionet Kosovë-Serbi, luftën në Ukrainë, etj./euronews.al
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga