Dhjetë vjeçari tenton të hidhet nga kati i 7, luante ‘balena blu’

19:30 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë rrethuar një pallat në Rrugën “Pavarësia” në Kamëz, pasi një fëmijë vetëm 10 vjeç kërcënon se do të vetëhidhet.

Sipas deklarimeve të familjarëve fëmija ka luajtur lojën e rrezikshme “balena blu”.

Fenomeni i “Balenës Blu” po bëhet mjaft i përhapur edhe i rrezikshëm edhe në Shqipëri. Pak ditë më parë një rast u zbulua në Gjirokastër, ndërsa 4 raste të tjera u denoncuan publikisht nga një famulltari i Katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër, Dom Artur Jaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme