Dhërmia më afër, Edi Rama publikon fotografitë e tunelit që shkurton rrugën deri në jug

14:57 | 27 Janar 2022
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për hapjen e tunelit të Llogarasë, i cili do ta shkurtojë rrugën për në jug të vendit.

Rama ka shkruar në facebook se janë hapur të dyja hyrje-daljet e tunelit të Llogarasë dhe puna po vazhdon pa u ndërprerë.

“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka publikuar edhe pamje nga hapja e tunelit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme