Policia e Pogradecit ka arrestuar një 26-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar vjehrrin e tij. Në pranga u vu shtetasi Alderado Tato, banues në fshatin Selcë e Sipërme-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Homçan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjete të forta në trup, vjehrrin e tij, I. M., 53 vjeç, banues në këtë fshat, i cili ka marrë mjekim në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. T., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë të Sipërme, Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në fshatin Homçan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjete të forta në trup, vjehrrin e tij, shtetasin I. M., 53 vjeç, banues në këtë fshat, i cili ka marrë mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal./syri.net
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...