Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka dorëzuar mëngjesin e sotëm këtë mëngjes detyrën te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është KQZ-ja e re produkt i reformës që ndryshoi kodin elektoral.
Me marrjen e detyrës Celibashi deklaroi se: “Koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit të jenë po kaq të rëndësishme. KQZ ka një përbërje profesionistësh që do të krijojë besim te qytetarët.
Do punoj me paanshmëri dhe transparencë. Unë mendoj se edhe në të shkuarën ka patur zgjidhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, të paktën kemi 2 rotacione kushtetuese. Zgjedhjet e 2005 dhe të vitit 2013. Faktori ndërkombëtar ka patur vërejtje, por kjo nuk është një situatë kaq e zezë. Ka pasur zgjidhje që kanë marrë edhe vlerësim maksimal nga ndërkombëtarët. Do t’ja dalim me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve”, tha ai.
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit