Dezertuan në Angli, flet babai i një prej komandove të FA: Çfarë na tha djali në telefon

19:51 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Babai i një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani të Madhe, ka reaguar pas veprimit të djalit të tij.

Xhelal Ajazi thotë se djali i tij, Renild Ajazi i kishte thënë në telefon në datën 10 tetor për dezertimin dhe se ajo ka qenë telefonata e fundit.

Ai rrëfen për ‘BalkanWeb’ se djali shpesh ankohej për pagën e ulët dhe kjo mund të ketë qënë arsyeja e dezertimit.

“Folëm në telefon në datë 10 tetor me djalin dhe kjo ka qenë telefonata e fundit. Djali na tha se ishte është mirë. Ai jetonte me qira në Tiranë dhe është hera e parë që del jashtë shtetit. Djali na ankohej shpesh për pagën e ulët”- tha Xhelal Ajazi.

Ndër të tjera ai shprehet se ka qenë vetë pjesë e ushtrisë dhe se djali i tij ka bërë veprim të nxituar.

“Kam qene vete pjese e ushtrisë, djali ka berë një veprim te nxituar”- tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme