Gjatë dy dekadave të fundit, agresioni i detit ndaj bregut në Shëngjin dhe Kune ka qenë shkatërrimtar. Nga një brez pylli me pisha tashmë kanë mbetur vetëm rrënjët dhe trungje të shembur.
Uji ka përparuar me të paktën 70 metra në këtë zonë në më pak se dy dekada.
Ekspertët e turizmit thonë se fenomeni po bëhet më agresiv në një betejë që e fiton gjithmonë deti.
Edhe prezenca e bunkerëve, që dikur qëndronin si rojtarë të bregdetit, ka mbetur pjesë e memories. Vetëm ky bunker që ka filluar të rrethohet nga uji është dëshmi e së kaluarës komuniste. Pjesa më e madhe tyre janë mbuluar tërësisht nga deti, e madje shpesh janë kthyer makth për peshkatarët, varkat e të cilëve takojnë mbi kupolat e këtyre fortifikimeve.
Dëmet janë aq të mëdha sa nëse këtë zonë e viziton pas 3-4 vitesh vështirë të njohësh, si pasojë e ndryshimit të zonës. Si rrugëzgjidhje e këtij problemi, përgjatë bregdetit janë ndërtuar 5 skaliera pritëse të cilat kanë bërë të mundur shtimin e brezit të rërës në disa zona në hyrje të Shëngjinit.
Në raste të tjera janë vetë bizneset private që janë munduar në mënyra rrethanore të krijojnë prita për të mënjanuar kapriçot e Adriatikut.
Përparimi i detit ka sjellë dëme të mëdha për banorët e Shëngjinit në veçanti.
Sipas ekspertit Maklaj zgjidhje mbetet vetëm ndërtimi i skalierave në formë vertikale, në të kundërt plazhi kërcënohet me zhdukje.
Pothuajse në të gjithë vijën e bregdetit deri në Tale, shikohen me sy të lirë hijet e lëna pas nga uji, i cili heshtur vazhdon të gllabërojë plazhin e Shëngjinit./Klan TV/
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona