Ministri i Jashtëm grek Dendias ka folur për çështjen e detit gjatë një interviste për mediat.
Në intervistën e tij, Dendias tha se çështja e detit është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Do të përcaktojmë të gjitha zonat detare të vendit. Ka ardhur momenti të ndërmarrim hapat e nevojshëm për detin. Po shqyrtojmë shtrirjen e ujërave detare në 12 milje. E drejta jonë nuk i nënshtrohet miratimit nga palë të treta”, tha ai.
Ndërkohë më herët kryeministri Edi Rama kur ka folur për marrëveshjen ende të pa dakordësuar mes Greqisë dhe Shqipërisë për detin u shpreh se një gjë e tillë mund të arrihet me ndërhyrjen e palëve të treta dhe pse jo me ndërhyrjen e Gjykatës Ndërkombëtare. Në këtë mënyrë sipas Ramës do të shmangeshin akuzat e padrejta politike në të dy vendet.
“Kam një ide të thjeshtë sa më shpejt të arrijmë dakordësi për zona detare në të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet palëve të treta që na ndihmon miqësisht apo edhe gjykatës ndërkombëtare. Do të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotë.
Imagjino kryeministri i Greqisë flet për një të drejtë legjitime mbështetur në konventën e së drejtës së detit për tu shtrijë kufijtë në 12 milje dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjete sociale në Shqipëri në qarqet politike. Sikur kryeministri grek duhet të përgjigjet për ata që nuk dinë çfarë flasin. Kjo ndez pakënaqësi dhe mosmarrëveshje.” është shprehur më herët Rama në forumin e “The Economist”./TCH
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...