Me urdhër të bashkisë, në Durrës deti po mbushet me inerte dhe mbeturina të çdo lloji, në zonën pranë rrethimit të portit detar.
Pirgjet me inerte nisën të hidhen që prej pranverës së vitit 2017, me arsyetimin se në këtë mënyrë zgjerohen hapësira publike, të cilat në qytet janë zënë nga ndërtimet absurde edhe mbi sajtet arkeologjike.
Kompanitë që nisën të ndërtojnë velierën zhvendosën aty të gjitha dherat dhe gurët e dala nga gërmimet.
Sipas bashkisë, duke hedhur dherat në det zgjerohet toka dhe mbi sipërfaqen e saj do të ndërtohej një parking publik në anë të detit.
Hedhja e dherave vazhdon prej një viti dhe në zonë, siç duket dhe nga pamjet, nuk ka asnjë parking publik, ndërsa nën zë thuhet se ndërtues kanë piketuar zonën për të vendosur pallate të tjera aty ku më parë ishte pjesë e detit.
Për këtë masakër ekologjike nuk ka asnjë leje mjedisore./tch
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj