“Deti”, Kotzias nesër takohet me Bushatin në Tiranë

13:37 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vizitojë ditën e enjte kryeqytetin shqiptar – Tiranën.

Mësohet se Kotzias do të zhvillojë një takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmri Bushati në kuadër të marrëveshjes së detit me Greqinë.

Lajmi për vizitën e kryediplomatit grek konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, raporton ABCNews.

Marrëveshja e detit me Greqinë shkaktoi një “furtunë” debatesh mes opozitës dhe mazhorancës.

Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme, Presidenti Ilir Meta më 19 Mars i dha autorizimin Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati
që të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme