Marrëveshja e re e detit me Greqinë, për negocimin e së cilës, është kërkuar nga qeveria plotfuqishmëria nga Presidenti Ilir Meta, është edhe tema e diskutimeve në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel.
Pjesëtari i panelit, Vladimir Beja, që ka mbajtur postin e Shefit të Flotës Detare dhe ka drejtuar grupin e ekspertëve në negociatat e vitit 1992 me Italinë, për kufirin detar ka zbuluar faktin interesant, se ndarja e detit gjatë regjimit komunist, ishte në favor të Shqipërisë.
Beja u shpreh se diktatori Enver Hoxha caktoi 15 milje kufirin detar të Shqipërisë nga 12 milje që i takonin, ndërsa duket paradoksale që kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha, kanë negociuar për t’i falur fqinjit tonë jugor hapësirën detare.
“Në vitin 1926 kemi dekretin e presidentit Zogu, i cili shpalli ujërat detare të Shqipërisë 3 milje. Ndërsa në 1946 qeveria Hoxha i shtriu në 6 mije dhe në vitin 1961 kemi një vendim të Hoxhës, për ti shtyrë në 12 milje, aq sa ishte projektuar që mund të shtriheshin deri në 12 milje. Në vitin 1970 Shqipëria nxjerr ligjin e saj për kufirin detar, dhe e futi në ligj, dhe aty përcaktoi edhe atë që quhet vija e drejtë bazë, që e parashikonte edhe konventa. Në 1975 qeveria shqiptare vendos ti shtrojë ujërat në 15 milje në kundërshtim të plotë me çdo shtet, ka qenë akt paradoksal. Ky ligj u kthye mbrapsht. Por, Shqipëria vazhdonte me 15 milje, deri në vitin 1989 kur erdhi nota amerikane. Dhe e kam pasur mbi tavolinë kopjen e notës së qeverisë amerikane nëpërmjet ambasadës franceze, ku thoshte në mënyrë ultimative, tërheqja nga 15 milje në 12 milje”, deklaroi Beja.
Sipas Bejës, Italia dhe Greqiai kanë zgjidhur problemet me ndarjen e detit në vitin 1977 –të.
“Me Shqipërinë e ka ndarë detin më vonë. Në vitin 1982 ka filluar bisedimet, duke dhënë sinjale diplomatike, Italia donte të tërhiqeshim nga 15 milje, dhe pastaj të uleshim në bisedime me Italinë. Në vitin 1992 u arrit marrëveshja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Italisë”, shtoi më tej ai.
Profesor/Doktor Eqerem Yzeiri, pedagog i gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës kërkon që në negociata me grekët të bëhet kujdes me termat.
“I vetmi parim i që duhej zbatuar ishte ai i barazlargësisë. Termi i “korrektuar” në parimin e barazlargësisë lë shumë vend për interpretime”, thotë Profesor Yzeiri./TCH/
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...