Detaje të reja për vrasjen mafioze në Tiranë, viktima i sapokthyer nga Belgjika

21:20 | 10 Prill 2018
Trina Galanxhi

Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me vrasjen e 28-vjecarit Marjo Majollari në Tiranë.

I riu i qëlluar me armë në zonën e Kinostudios, pranë stacionit të urbanëve që ndodhet aty, mësohet se ishte kthyer nga Belgjika vetëm dy javë më parë.

Një tjetër informacion nga vendi i ngjarjes është se autorët kanë qenë së paku dy persona që i kanë zënë pritë viktimës dhe janë larguar me një makinë pas ngjarjes.

Po kështu dyshohet se bëhet fjalë për një atentat mafioz pasi dëshmitarët nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë apo të shtënë në vendin e krimit ku besohet se është qëlluar me silenciator.

Po kështu bëhet me dije se 28-vjecari Mario Majollari është qëlluar me disa plumba duke gjetur vdekjen në vend./lajmifundit.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme