Detaje të reja nga vdekja e rojes në Durrës, 62-vjeçari ra në gropën e ashensorit

10:48 | 29 Janar 2020
A. B.

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 62-vjeçarit Thoma Rusa në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se roja 62-vjeçar ra në gropën e ashensorit. Kjo e fundit nuk kishte as rrethim dhe tabelë për të treguar se aty kishte rrezik. Po kështu brenda kantierit të ndërtimit nuk kishte një kabinë për rojen.

Mbrëmjen e djeshme brenda një kantieri në zonën e Currilave në Durrës u gjet i pajetë 62-vjeçari Thoma Rusa. Blutë e Durrësit njoftuan se roja i kantierit të ndërtimit ka rënë aksidentalisht rreth orës 23:30 nga kati i dytë. Për këtë ngjarje janë arrestuar rrestuar administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese pasi kanë shkelur rregullat teknike në punë. Sipas efektivëve bëhet me dije se në pranga kanë rënë A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin. Të arrestuarit rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme