Detaje të reja, kjo është arsyeja se pse u arrestua zyrtari i lartë i policisë

19:01 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Durrësit arrestoi sot ish-shefin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës, Krenar Deharin, me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji.

Arrestimi i tij erdhi pasi akuzohet se kishte kryer veprime për arrestimin e një personi ne kundërshtim me prokurorin.

“BalkanWeb” mëson se ish-shefi i Krimeve ka ndërhyrë një konflikt mes dy vëllezërve në Durrës, por në vend që të arrestonte autorin e dhunës, ka arrestuar viktimën.

Ngjarja u zbulua gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarit, i cili i tregoi shenjat e mëdha që kishte në trup dhe se ishte arrestuar ai në vend të vëllait që e kishte sulmuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme