Google ADS

Detaje nga vrasja në Shkodër, një person vrau kushëririn për lekë të qirasë

14:31 | 2 Maj 2023
Emir Abduramani

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e raportuar sot në Shkodër.

Viktimë thuhet se është 51-vjeçari P. V.

Autori i dyshuar i ngjarjes, sipas policisë, është kushëriri i viktimës L. V..

Ky i fundit jetonte me qira te shtëpia e P. V., ndërsa vrasja dyshohet se ka qenë për shkak të mosmarrëveshjes së qirasë.

P.V. jetonte prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira L. V., të afërmit të tij.

51-vjeçari i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas L. V. ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij ku e ka lënë të vdekur në vend.

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, dyshohet se shtetasi L. V. ka vrarë me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç. Janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e shtetasit L. V. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme