Një konflikt i çastit i mori jetën 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku, mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan të Shqipërisë.
Ngjarja ndodhi pranë një zone të banuar, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena.”
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si K.Sh, 20 vjeç.
Pas një përplasjeje verbale mes viktimës dhe një grupi të rinjsh, 20-vjeçari nxori armën dhe qëlloi disa herë mbi Ulqinakun, duke e lënë të vdekur.
Mësohet se 33-vjeçari ishte baba i një fëmije.
Pas ngjarjes autori dhe personat e tjerë u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia blindoi zonën.
Kjo është tragjedia e dytë në familjen Ulqinaku, pasi në vitin 1997, në kohën e trazirave në Shqipëri është vrarë edhe vëllai i Madritit.
Ndërkohë nga ana e policisë nuk është bërë ende e mundur kapja e autorit të ngjarjes./abcnews.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...