Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri e 57-vjeçarit, Gëzim Nako, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se 57-vjeçarit i janë gjetur dy plumba në trup, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën tre gëzhoja arme zjarri. Plumbi i tretë nuk e ka kapur viktimën. Dyshohet se ai është vrarë gjatë një tentative grabitje.
Gëzim Nako u gjet i pajetë në shtëpi nga bashkëshortja. Ai ishte baba i dy fëmijëve.
Së bashku me familje, ai jetonte në SHBA, ndërsa ishte kthyer të qëndronte disa ditë në Shqipëri, pasi kishte vëllain të sëmurë. Ata kishin kaluar disa ditë pushime në Turqi, për t’u kthyer më pas në vendlindje./mapo/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?