Google ADS

Detaje nga shpërthimi me tritol në Vlorë

22:56 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Zbardhen të tjera detaje nga shpërthimi me eksploziv që tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme.

Mësohet shënjestra e atentatit ishte banesa e bashkëshortes së shtetasit Hyqymet Nexhipi, i vrarë në janar 2016. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen.

Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, shkruan Lapsi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme