E gjithë skena e atentatit të ndodhur në markatën e rusit në Shkodër një ditë më parë, është ekzekutuar në sy të një efektivi policie.
Ora News informon se efektivi ka qenë i veshur civil kur është gjendur aty në momentin e atentatit.
Atentati ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj ndodhi rreth orës 11:00 (14 nentor) në një zonë të mbipopulluar, por atentatorët janë kujdesur shumë që identifikimi i tyre të ishte gati i pamundur.
Mësohet se autorët, njëri ekzekutori i cili ka qenë në sediljen e pasme dhe drejtuesi i motorit kanë pasur fytyrën të mbuluar me maskë të zezë dhe sipër skafandër gri të errët.
Më pas ata janë larguar në drejtim të zonës së njohur si Livadhe ku dhe kanë djegur motoçikletën.
Ajo që nuk dihet është nëse autorët janë larguar më pas në këmbë apo me ndonjë mjet tjetër transporti.
Zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe nje prokuror i Krimeve të Rënda kanë mbërritur në Shkodër mëngjesin e sotëm.
Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda. Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.
Ferracaku është personi i dytë i një familjeve që vritet brenda pak muajsh. Në shtator u ekzekutua Arjan Ferracaku.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?