Lideri i demokratëve Lulzim Basha është shprehur se askush në kampin e opozitës nuk priste ndonjë ‘çudi’, si ajo e dhënies së dorëheqjes nga ana e kryeministrit Rama.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët pas mosmarrjes së negociatave, Basha u shpreh se për Ramën është fare e qartë se ai i sheh zgjedhjet si një armik. Basha deklaroi se opozita do të bashkojë forcat me shqiptarët për ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë dhe pikë së pari, një ndryshim të gjendjes ku ndodhet vendi, jo thjesht një rotacioni politik.
Pikë së pari deklaroi Basha, puna që duhet nisur sa më parë është nisja e punës për një reformë të vërtetë elektorale, që sipas tij është e qartë në 9 kushtet e dhëna nga Bundestagu. Basha tha se tashmë opozita e ka propozuar platformën e saj dhe se dy rrugë ka kryeministri, ose të zbatojë këtë plaftormë ose të hapë krahun.
Basha: Ne nuk presim që Rama të japë dorëheqjen. As vetë socialistët nuk e kanë pritur, përveçse ndonjë socialisti idealist. Kemi vendosur që të bashkojmë të gjitha forcat tona me shqiptarët për ndryshimin që ata meritojnë.
Ky ndryshim do të vijë duke i dorëzuar qytetarëve mandatin, të drejtën për të zgjedhur institucionet me votën e tyre. Ndaj nuk është koha as për të fajësuar Bashkimin Evropian, ndoëse e kam thënë që prej 6 muajsh më parë, se ky është spoti i tetorit të Ramës, që fajin e ka BE, opozita, mediat, por asnjëherë ai vetë.
Por ne kemi tashmë në fokus tjetër gjë, kemi nevojë për ndryshim. Jo për rotacion, por për ndryshim, për të shkëputur këtë fije, këtë rreth vicioz./EXPRESS
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2584977115067141/?t=0
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua