Pas rreth dy orësh, ish-kryeministri Sali Berisha doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u mor në pyetje si person nën hetim për aferën që ka të bëjë me ish-kompleksin “Partizani”.
Në prononcim për gazetarët ai tregoi me detaje se çfarë ndodhi brenda SPAK. Si herët e shkuara, Berisha vijoi me akuzat për prokurorët, duke i cilësuar si persona që zbatojnë urdhrat politikë të kryeministrit Edi Rama.
“Si mercenarë që përdoren prej tij…Kam ardhur këtu ju thashë të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar, me shpifje, falsifikime në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar kundër opozitës shqiptar dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar”.
“Jam këtu për të shembur piramidën tuaj, për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese dhe masat kundër Sali Berishës në shkelje të neneve të Kushtetutës. Jam këtu thashë për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Edi Ramës, refuzimin e provave që s’mund të ndodhë kurrë në një vend sepse provat ishin shkatërrimtare për ta. Refuzuan prova që shembin totalisht piramidën e tyre, ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregon shëmtinë e tyre, dokumente që faktojnë se kanë zbatuar urdhrin politik të Ramës”, tha kryedemokrati./tvklan.al/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...